Aktualitet

27-vjeçari në Cërrik i përkiste komunitetit rom, Banorët: Kishte granatë në dorë!

30 Dhjetor 2021, 13:37 Nga DOSJA
27-vjeçari në Cërrik i përkiste komunitetit rom,

CËRRIK – Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja tragjike që tronditi sot qytetin e Cërrikut, ku një i ri mbeti i vdekur si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse.

Mësohet se, Erion Rexhepi, 27-vjeç i përket komunitetit rom në zonën e Cërrikut. Rexhepi, mblidhte hekura e sende të ndryshme metalike, nëpër kazanat e plehrave dhe në shtëpia të ndryshme të zonës.

Personat e fundit që e kishin parë viktimën, i kanë thënë policisë së Cërrikut se Rexhepi kishte gjetur një granatë dhe e mbante në dorë. Paraprakisht, lënda shpërthyese që besohet se i ka marë jetën 27-vjeçarit, dyshohet se është një granatë dore.

Të riut i ka plasur në dorë, pasi ka shumë mundësi të ketë aktivizuar kapsollin. 27-vjeçari ka ndëruar jetë në vend. Ndërsa për të zbardhur dinamikën se si ka ndodhur plotësisht ngjarja, janë sekuestruar disa kamera të një karburanti, ku dhe ka lauar i riu që besohet se mbante në dorë dhe grantën.

“E kemi këtu në lagje, ishte cun i mirë. Tani nuk e di çfarë i ka ndodhur. Ka familje me dy a tre fëmijë se di mirë. Njihej si person i qetë, nuk di që të kete biznese. Mendoni se ishte atentat? Unë isha në shtëpi nuk kam dëgjaur asgjë”, tha një banor.

LAJMI KRYESOR: VD-I shpërthen aksidentalisht lënda plasëse në dorë, vdes një 27-vjeçar në Cërrik

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vdes 27 vjecari ne cerrik vdes 27 vjecari ne cerrik

Sondazh

Poll