Aktualitet

Festat / Krifca: Kontrolle në të gjithë territorin për rritjen e sigurisë ushqimore

30 Dhjetor 2021, 12:49 Nga DOSJA
Festat / Krifca: Kontrolle në të gjithë territorin për

TIRANË – Në shërbim të sigurisë së konsumatorit, në këtë prag festash, ku konsumi i mishit rritet ndjeshëm, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nëpërmjet institucioneve të saj, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), ka intensifikuar inspektimet në thertore të ndryshme të vendit, inspektime të cilat po kryhen në të gjithë Shqipërinë, për të garantuar produkte të sigurta për secilin konsumator.

“Rregullimet në kontrollet veterinare, kanë mundësuar që prej datës 15 tetor, që thertoret e liçensuara dhe tregjet e kafshëve të liçensuara, të kenë në praninë e tyre një veteriner zyrtar i cili siguron që gjithë procesi të kryhet sipas standardeve të miratuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”, u shpreh Krifca në fjalën e saj, gjatë inspektimit në thertore, në Mengel të Elbasanit.

Gjithashtu, ministrja Krifca tha se ka një rritje të numrit të therjeve të formalizuara gati trefish që prej datës 15 tetor, teksa i bëri ftesë të gjithë konsumatorëve në këtë fundvit që t’i drejtohen pikave të tregtimit të cilat respektojnë standardet ushqimore. Ministrja siguroi se AKU dhe AKVMB janë në terren për të siguruar që konsumatorët shqiptarë do të gjejnë produkte të sigurta nga ferma në tavolinë.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aku frida krifca siguria ushqimore në vend aku frida krifca siguria ushqimore në vend

Sondazh

Poll