Aktualitet

Sadushi: Harta e re gjyqësore domosdoshmëri, rrezik krijimi i një stoku të ri!

30 Dhjetor 2021, 09:37 Nga DOSJA
Sadushi: Harta e re gjyqësore domosdoshmëri, rrezik krijimi i një

TIRANË – Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi teksa vë theksin te numri i lartë i çështjeve të parapambetura që presin për t’u gjykuar, paralajmëron se ky institucion rrezikohet nga krijimi i një stoku të ri dosjesh për shkak të depozitimit të shumë rekurseve të pabazuara.

“Ne e dimë se çfarë duhet bërë për të dalë nga kolapsi ku e gjetëm këtë institucion, për këtë duhet durim. Gjatë këtij viti u emëruan 6 gjyqtarë dhe jemi në pritje të 5 të tjerëve. Vetëm me 9 gjyqtar kemi formuar 9 trupa gjyqësore me nga 3 gjyqtar. Kjo ngarkesë ka kërkuar angazhimin maksimal të gjyqtarëve që kryejnë detyrën edhe si pjesë e trupave të ndryshme gjyqësore. Kjo është situatë e pazakontë për Gjykatën e Lartë dhe sistemin e drejtësisë. Ky është viti i ngritjes së qendrës së dokumentacionit. Përshtatja e kuadrit ligjor me  fokus kthimin e Gjykatës s Lartë në një gjykatë ligj kanë sjellë një efekt pozitiv në cilësinë dhe shpejtësinë e vendimmarrjes. Gjatë 2021, çështjet e reja të regjistruara janë 2847, ndërsa numri i 35837 mijë çështjeve që pritet të gjykohen është drejt uljes. Numri i vendimeve të marra gjatë 2021 është më i lartë se çështjet e regjistruara. Janë dhënë 3609 vendime. Sfida më e madhe e Gjykata e Lartë mbetet numri i lartë i çështjeve që presin shqyrtimin. Ulja e numrit të lartë të çështjeve të prapambetura kërkon kohë dhe strategji koherente. Gjykata e Lartë e ka të qarët situatën ku ndodhet dhe ka hartuar një plan veprimi. Paraqitet domosdoshmëri ndryshimi i mentalitetit juridik. Evadimi i çështjeve të prapambetura duhet ët pranohet si shqetësim mbi përfaqësimin profesional si të institucioneve publike dhe avokatëve. I kanë të gjitha mundësitë për uljen e këtyre çështjeve. Ka numër të lartë rekursesh të pabazuara që paraqiten në Gjykatën e Lartë. Nevojitet ndërgjegjësimi i institucioneve publike dhe avokatëve se moskalimi i rekurseve është përgjegjësi e tyre. Çështje që kanë si objekt dëmshpërblimin për marrëdhënie të punës apo dëmshpërblime të tjera, janë të papranueshme. janë 5404 çështje ku gjyqhumbës janë organet publike. Një tjetër shqetësim është rreziku i krijimit të një stoku të ri çështjes. Sjelljet e avokatëve mbeten të papërshtatshme me praktikën e konsoliduar të kësaj gjykate. Jo çdo konflikt ligjor duhet ët shkojë në Gjykatën e Lartë. Gjykimi në Gjykatën e Lartë është gjykim ligji jo fakti dhe ky parim duhet të mbahet parasysh nga të gjithë”, u shpreh Sadushi.

LAJMI KRYESOR: Zv.Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sadushi: Sfidë, ulja e çështjeve të prapambetura

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet deklarata per mediat sokol sadushi sokol sadushi deklarata per mediat sokol sadushi sokol sadushi

Sondazh

Poll