Aktualitet

Sadushi: Problem numri shumë i ulët i gjyqtarëve dhe prokurorëve, duhet zgjidhje

30 Dhjetor 2021, 09:48 Nga DOSJA
Sadushi: Problem numri shumë i ulët i gjyqtarëve dhe

TIRANË – Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha se strukturimi i institucioneve gjyqësore, është zgjidhja më e pranueshme. Problem sipas tij është numri i ulët i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas Sadushit, për një 100 mijë banorë, Shqipëria ka rreth 12.5 gjyqtarë ndërkohë që niveli europian është rreth 25 gjyqtarë dhe për këtë ai ka kërkuar një zgjidhje emergjente për përballimin e fluksit të krijuar.

“Numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një problem tjetër. Numri i tyre dhe i prokurorëve duhet të jetë shumë më i larë nga ç’është. Shqipëria në 100 mijë banorë ka rreth 12.5 gjyqtarë ndërkohë që niveli europian është rreth 25 gjyqtarë. Kjo është çështje tjetër që besoj se në mënyrë graduale do e ketë dhe zgjidhjen. Një hartë gjyqësore është domosdoshmëri, efektivitet dhe cilësi”, u shpreh Sadushi.

LAJMI KRYESOR: Zv.Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sadushi: Sfidë, ulja e çështjeve të prapambetura

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet deklarata per mediat sokol sadushi sokol sadushi deklarata per mediat sokol sadushi sokol sadushi

Sondazh

Poll