Aktualitet

Sadushi: 500 dosje për një gjyqtar janë shumë, kemi çështje të 2010 pa shqyrtuar

30 Dhjetor 2021, 09:42 Nga DOSJA
Sadushi: 500 dosje për një gjyqtar janë shumë, kemi

TIRANË – Sokol Sadushi bëri me dije gjatë deklaratës së sotme për mediat se, Gjykata e Lartë nuk funksionon me kapacitete të plotë për shkak të mungesës së gjyqtarëve. Sipas Sadushit, një gjyqtar i bie të shqyrtojë në vit 500 dosje që është një numër shumë i lartë. Ai tha se ka gjetur çështje pa shqyrtuar që nga 2010, ndërsa kolegji civil ka numrin më të madh të dosjeve stok me mbi 18 mijë të tilla.

“Për 2021 numri i vendimet të marra nga gjykata e Lartë ka arritur 3609 çështje të ndara sipas kolegjeve përkatëse. Dhënia e vendimeve në kohë dhe cilësi është detyra jonë, por kjo gjykatë nuk është në kapacitetin e saj maksimal dhe kjo duhet kuptuar. Me ardhjen e gjyqtarëve të rinj janë disa proceduar që kërkon kohë dhe duke mos qenë në kapacitet të plotë numri i këtyre çështjeve nuk mund të evadohet shpejtë. Janë 500 çështje për gjyqtarë në vit, është shumë i madh. Situata më e vështirë është në kolegjin civile, janë 18 mijë çështje. Kemi gjetur në Gjykatën e Lartë çështje të vitit 2010 pa shqyrtuar”, tha Sadushi.

LAJMI KRYESOR: Zv.Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sadushi: Sfidë, ulja e çështjeve të prapambetura

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet deklarata per mediat sokol sadushi sokol sadushi deklarata per mediat sokol sadushi sokol sadushi

Sondazh

Poll