Aktualitet

Rindërtimi pas tërmetit, Rama: Familjet në Fushë-Krujë hyjnë sot në banesat e reja

30 Dhjetor 2021, 07:15 Nga DOSJA
Rindërtimi pas tërmetit, Rama: Familjet në Fushë-Krujë

FUSHË KRUJË – Kryeministri Rama ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut pamje nga momentet pas tërmetit të 26 nëntorit në 2019-ën, ku shumë familje u prekën pasi iu dëmtuan banesat. Kreu i qeverisë thekson se sot shumë familjeve të prekura në Fushë-Krujë do të futen sot në banesat e reja.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES. Dhe me kënaqësinë e punës së bërë në Fushë Krujë për kthimin e familjeve të prekura nga tërmeti në shtëpi të reja dhe më gëzimin e atyre që sot do të hapin dyert për të pritur mbarë Vitin e Ri, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama, ndërkohë që në video dëgjohet teksa këshillon banorët që të mos rrinë më në pallatet e dëmtuara, dhe të pranojnë të strehohen në hotele.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama rindërtimi edi rama rindërtimi

Sondazh

Poll