Bota

Nuk kanë të ndalur lëkundjet e tokës në Greqi, tjetër tërmet i fuqishëm në Kretë

30 Dhjetor 2021, 08:06 Nga DOSJA
Nuk kanë të ndalur lëkundjet e tokës në Greqi,

KRETË – Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë ditës së sotme në ishullin e Kretës në Greqi. Teksa mëngjesin e të mërkurës vendi fqinj është goditur nga një tërmet 5.7 i shkallës rihter, sot është regjistruar një tërmet me magnitutë 4.2 ballë i shkallës rihter.

Earthquakealerts bën me dije se epiqendra e tërmetit ka qenë në Kretë, në një zonë 7 km në jugperëndim të Arkalochorit, me thellësi 5 km. Tërmeti ka tronditur banorët e zonës dhe është ndjerë në Heraklion dhe në pjesën më të madhe të Kretës lindore.

Kujtojmë se ditët e fundit Greqia ka qenë nën trysninë e lëkundjeve të herëpashershme të tërmetit. Pas tërmetit 5.7 të mëngjesit, edhe pasdite u ndjenë lëkundje me forcë 5.2 të shkallës Rihter.

4.2 magnitude #earthquake. 9 km from Arkalochóri, Crete, #Greece https://t.co/W4gS9po2PL

— Earthquake Alerts (@QuakesToday) December 30, 2021

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota termet ne greqi tërmet në kretë termet ne greqi tërmet në kretë

Sondazh

Poll