Bota

​Kthim pas në kohë, 30 vjet nga sulmi i parë ndaj familjes Jashari

30 Dhjetor 2021, 07:56 Nga DOSJA
​Kthim pas në kohë, 30 vjet nga sulmi i parë ndaj familjes

KOSOVË- Sot bëhen 30 vjet nga sulmi i parë i forcave serbe kundër familjes Jashari në Prekaz. Telegrafi shkruan se pas një rezistence të familjes Jashari, forcat serbe u detyruan të tërhiqen.

Ndërkohë që në sulmin e dytë ndaj familjes Jashari më 22 janar 1998, dy persona nga kjo familje u plagosën. Më 5 mars 1998, forcat serbe sërish rrethuan shtëpinë ku gjendej Adem Jashari dhe familja e tij me tanke dhe artileri të rëndë. Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.

Pas vdekjes, Adem Jashari u bë simboli i luftës së Kosovës dhe pavarësisë së vendit. Shtëpia e familjes Jashari pas pavarësisë së Kosovës u kthye në shtëpi përkujtimore. Ndërsa, përballë shtëpisë gjenden edhe varrezat e dëshmorëve që humbën jetën në sulm. Në Prekaz gjithashtu gjendet edhe një muze ku ekspozohen veshjet dhe gjërat e familjes Jashari.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni adem jashari sulmi ndaj adem jasharit adem jashari sulmi ndaj adem jasharit

Sondazh

Poll