Bota

Përqendrimi te Ukraina, Biden telefonatë me Putin ditën e sotme

30 Dhjetor 2021, 06:50 Nga DOSJA
Përqendrimi te Ukraina, Biden telefonatë me Putin ditën e sotme

SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden do të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, në përpjekje për të ulur tensionet rreth Ukrainës. BBC shkruan se dy liderët do të flasin me telefon të ditën e sotme. Ata do të diskutojnë bisedimet e ardhshme të sigurisë midis vendeve dhe situatën në Evropë.

Biden do t’i ofrojë homologut të tij rus një rrugëzgjidhje diplomatike, por ende mbetet shumë i shqetësuar nga grumbullimi i trupave ruse në kufi me Ukrainën. Ndërkohë që Biden gjithashtu pritet t’ja bëj të qartë Putin se SHBA-të janë të përgatitura të përgjigjen nëse Rusia përparon për të pushtuar Ukrainën.

Kjo është hera e dytë në muaj që Biden do të zhvillojë një bisedë telefonike me Putin. Kjo pasi më 7 dhjetor dy presidentët zhvilluan një video-telefonatë po për të folur për Ukrainën.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota biden telefonate me putin joe biden vladimir putin biden telefonate me putin joe biden vladimir putin

Sondazh

Poll