Bota

VIDEO/Manjati i jahteve gjendet i vdekur në hotel, shoqërohej nga dy burra në dhomë

30 Dhjetor 2021, 07:33 Nga DOSJA
VIDEO/Manjati i jahteve gjendet i vdekur në hotel, shoqërohej nga dy

MADRID – Një pronar jahtesh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është vrarë pasi u kthye në dhomën e tij të hotelit ekskluziv Westin Palace Hotel në Madrid, me dy burra që e grabitën dhe përdorën kartën e tij të kreditit.

Manjati i pasur 42-vjeçar, Jose Rosado ishte helmuar pasi kishte ftuar dy të huajt në hotelin e luksit për një orgji. Sipas policisë spanjolle, pasi ishte droguar në suitën e tij, Rosado, kishte humbur jetën në hotelin e njohur të Madrid më 29 tetor të këtij viti. Pamjet e kamerave të sigurisë së hotelit tregonin “dy ose tre burra që e shoqëronin atë” në dhomën e hotelit.

Punonjësit kishin gjetur më pas trupin e Rosado kur partnerët e tij të biznesit në Miami nuk po kontaktonin dot me të. Policia fillimisht besonte se pronari i impjanteve të jahteve kishte vdekur nga shkaqe natyrale pasi nuk kishte shenja ndërhyrjeje të jashtme pasi testimet zbuluan se Rosado kishte konsumuar një përzierjeje drogash dhe alkooli. Por dyshimet nisën të lindnin kur filluan ndryshimet në balancën e kartës së tij të kreditit.

Dy burrat që grabitën Rosado u arrestuan më 23 dhjetor për vdekjen e tij. Të dyshuarit janë një rumun 39 vjeçar me disa arrestime të mëparshme, dhe një maroken 29 vjecar, i ndaluar për sulme të ngjashme në qytet.

Natën e vdekjes së tij, Rosado kishte dalë për të pirë në një bar pranë hotelit dhe policia beson se aty ai njohu dy individët e dyshuar. Rosado besohet se kishte ftuar dy burrat në dhomën e tij të hotelit për seks. Rosado ishte në Madrid për një udhëtim pushimi dhe nuk kishte probleme shëndetësore kur erdhi në dhomën e tij.

Rosado, i lindur në New Jersey, jetonte në Miami por vinte shpesh në Spanjë pasi zotëronte impjantin privat të jahteve Hijos de J. Barreras derisa hoqi dorë nga detyra një vit më parë. Pas arrestimit dy të dyshuarve iu gjetën veshje të viktimës, më shumë se 2,500 euro, celularë e bizhuteri, si dhe dokumente të palëve të treta. Ata janë akuzuar tashmë me vrasje, grabitje, dhunë e mashtrim.

Marrë nga dailymail.co.uk

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota biznesmeni gjendet i vdekur biznesmeni jose rosado manjat jahtesh biznesmeni gjendet i vdekur biznesmeni jose rosado manjat jahtesh

Sondazh

Poll