Bota

Skandal/ Opozita maqedonase kërkon heqjen emrave shqiptarë në disa rrugë të Shkupit

29 Dhjetor 2021, 22:01 Nga DOSJA
Skandal/ Opozita maqedonase kërkon heqjen emrave shqiptarë në

SHKUP – Partia më e madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut VMRO-DPMNE do të kërkojë ndryshimin e emërtimeve të rrugëve të kryeqytetit Shkup, të cilat mbajnë emra shqiptarë.

Sipas mediave, shumica e asamblesë së bashkisë së Shkupit ka votuar për dërgimin e kërkesës në parlament për ndryshimin e emrave të rrugëvë Hasan Prishtina, Ismail Kadare, Ernest Koliqi etj. Publiku shqiptar në Maqedoninë e Veriut është revoltuar pas lajmit se për këtë gjë ka votuar pro dhe n/kryetarja e bashkisë së Shkupit Bujare Abazi, pjesëtare e partisë Aleanca Shqiptare, që është në bllokun opozitar me VMRO-DPMNE. Por, Abazi e përgënjeshtroi më pas se ka votuar pro heqjes së emrave shqiptarë në disa rrugë të Shkupit.

Pritet që ky propozim të diskutohet në seancën e parë të parlamentit maqedonas për vitin e ardhshëm ku do të votohet emërimi ose jo i kabinetit të ri qeveritar. Dimitar Kovaçesvski, kryetari i LSDM-së u mandatua sot nga presidenti Stevo Pendarovski për të formuar qeverinë e re.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dimitar kovaçevski stevo pendarovski vmro-dpmne dimitar kovaçevski stevo pendarovski vmro-dpmne

Sondazh

Poll