Bota

Italia lehtëson masat për rastet e kontaktit me personat e infektuar me COVID-19

29 Dhjetor 2021, 21:46 Nga DOSJA
Italia lehtëson masat për rastet e kontaktit me personat e infektuar

ITALI- Qeveria italiane po planifikon të lehtësojë masat për rastet e kontaktit me personat e infektuar me COVID-19. Mediat e huaja raportojnë se nuk do të kërkohet izollim për personat që kanë marrë dozën përforcuese, janë të vaksinuar me të dy dozat apo janë shëruar nga sëmundja COVID-19 më pak se 120 ditë më parë.

Personave që kanë patur kontakt me një të infektuar do t’iu duhet të paraqesin një test negativ pesë ditë pasi kanë pasur kontakt me ndonjë të infektuar. Ndërkohë ata që nuk janë vaksinuar do të përballen me një periudhë izolimi 10-ditore.

“Mendoj se është e arsyeshme që të aplikohen rregulla të ndryshme për qytetarët që kanë ndjekur udhëzimet e Qeverisë, duke marrë dy dozat dhe më pas dozën përforcuese”, -tha nënsekretari i Shëndetësisë, Andrea Costa.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota covid-19 itali itali covid-19 itali itali

Sondazh

Poll