Bota

E fundosur 80 vjet më parë, zbulohet nëndetësja e Luftës së Dytë Botërore në Greqi

29 Dhjetor 2021, 21:39 Nga DOSJA
E fundosur 80 vjet më parë, zbulohet nëndetësja e

GREQI – Një grup zhytësish grekë zbuluan muajin e kaluar një nëndetëse të kohës së Luftës së Dytë Botërore në afërsi të ishullit Mikonos.

Kostas Thoctarides, njëri prej zhytësve më të mirë në Greqi përdori një pajisje nënujore “ROV Super Achilles”, e cila zbuloi në thellësinë 103 m mbetjet një nëndetëseje.

Sipas të dhënave historike kjo nëndetëse i përket ish-marinës luftarake italiane dhe i përket llojit Jantina. Ajo u nis për lundim në 5 korrik 1941 nga ishulli Leros dhe u godit me torpedo nga një nëndetëse britanike. Origjina e nëndetëses u konfirmua nga Zyrta Italiane e Historisë Detare.

Kjo është nëndetësja e tretë e gjetur nga Thoctarides.

Marrë nga “Greek City News”

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni nendetese nendetese

Sondazh

Poll