Aktualitet

Grabitja e 200 milionë lekëve në supermarket në Sarandë, shoqërohen 3 persona

29 Dhjetor 2021, 19:41 Nga DOSJA
Grabitja e 200 milionë lekëve në supermarket në

SARANDË – Policia e Sarandës ka shoqëruar 3 persona, të cilët dyshohet se grabitën 200 milionë në një supermarket në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar mëngjesin e 11 dhjetorit. Policia po i merr personat në pyetje. Sipas informacioneve, ata janë nga Laçi dhe Tirana, ndërkohë që ende nuk janë publikuar emrat e tyre.

Mëngjesin e 11 dhjetorit, 3 persona të veshur me kostum sportiv, kapuçë dhe me maska anti-COVID grabitën shumën prej 200 milionë lekësh në supermarketin “Halo” në Sarandë. Policia ushtroi kontrolle në bizneset pranë supermarketit dhe arriti të sekuestronte videon e grabitjes. Nga pamjet u panë 3 të rinj që transportonin disa çanta me para, të cilat u morën nga kasaforta e supermarketit. Grabitësit morën me vete dhe DVR-në e kamerave të sigurisë.

Pronarët e supermarketit besojnë se grabitësit kanë qenë në dijeni të shumës së madhe të parave në kasafortë pasi në çdo 3 ditë, ata depozitonin fitimet e në bankë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne sarande grabitje ne sarande

Sondazh

Poll