Aktualitet

VD- Pak çaste para vrasjes së Xhulio Prelës, pamjet e fundit të Brilant Martinajt

29 Dhjetor 2021, 20:16 Nga DOSJA
VD- Pak çaste para vrasjes së Xhulio Prelës, pamjet e fundit

MILOT– Gazetarja Klodiana Lala publikon pamjet e momentin kur Brilant Martinaj mbush me karburant makinën e tij, disa çaste para vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Xhulio Prela. 26-vjeçari Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor të 2020 me tre plumba teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë. Në videot e siguruara nga emisioni ‘Në shënjestër’, autori i dyshuar, është filmuar në zonën e Milotit në orën 01:55 në një karburant, para se të kryhej vrasja e efektivit të Policisë. Nga videoja e parë duket se Brilant Martinaj ka qëndruar afro 5 minuta në një pikë karburanti, ndërkohë që udhëtonte me një fuoristradë ‘Opel’, ngjyrë jeshile.

Ndonëse mjeti nuk ishte në pronësi të tij, autori i dyshuar e përdorte atë natë. Pasi furnizon automjetin me karburant, në orën 02:01 minuta Martinaj largohet duke u përshëndetur me furnitorin. Rezulton se ai ka udhëtuar në drejtim të fshatit Gaujsh, ku ka shkëmbyer dritat e gjata me policin. Pas një debati verbal, ai ka shkrepur armën, duke lënë të pajetë efektivin e policisë me 3 plumba.

 

 

Në videon tjetër të siguruar, shihet se si mjeti i drejtuar nga Brilant Martinaj, e konfirmuar kjo nga policia për gazetaren Klodiana Lala, afrohet në një rrugicë dhe parkon. Më pas, mendohet se ka qëlluar mbi ish-efektivin Prela, duke e lënë atë të vdekur. Më pas, pamja e plotë bllokohet nga një mjet tip “Trajler”, por ekspertët e policisë, thonë se kanë pasur pamje më të qartë dhe janë të bindur se autori është Brilant Martinaj, aktualisht, ende i shpallur në kërkim nga policia.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vrasja e xhulio preles vrasja e xhulio preles

Sondazh

Poll