Aktualitet

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, çështja rishqyrohet nga Apeli i Shkodrës

29 Dhjetor 2021, 19:15 Nga DOSJA
Tjetërsimi i pronave në Lezhë, çështja rishqyrohet

LEZHË- Çështja e tjetërsimi të pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin do të rishqyrtohet sërish nga Gjykata e Apelit në Shkodër. Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë e cila pranoi rekursin që kishte bërë Prokuroria e Apelit dhe vendosi prishjen e vendimit së Gjykatës së Apelit në Shkodër dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ne shtator 2020, shpalli fajtor 17 të pandehur, përfshirë ish-kryetarin e bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, i cili u dënua me katër vite burg për “shpërdorim detyre”, për akuzën e tjetërsimit të pronave tek Rana e Hedhun në bregdetin e Shëngjinit.  Por Gjykata e Apelit Shkodër e riktheu çështjen për gjykim në Shkallën e Parë, me pretendimin se nuk është zhvilluar si një proces i rregullt ligjor.

(I.A;k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fran frrokaj tjetersimi i pronave ne lezhe fran frrokaj tjetersimi i pronave ne lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Dhjetor 2021, 17:55

Përndiqte gruan, arrestohet 60-vjeçari në Itali

ITALI- Një shqiptar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Itali, pasi ka përndjekur gruan e tij, me të cilin ka nisur procedurat e divorsit. Lanazione.it shkruan...