Politike

Rama shkon me helikopter në Kukës/ Pritet me protesta nga mbështetësit e PD, çajnë kordonin e policisë

25 Qershor 2019, 09:42 Nga DOSJA
Rama shkon me helikopter në Kukës/ Pritet me protesta nga

KUKES- Ndonëse 5 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 30 qershorit, kryeministri Edi Rama vijon me fushtën elektorale. Këtë pasdite Rama zhvilloi një takim elektoral në veri të vendit, në Tropojë dhe Kukës, ku prezantoi kandidatët për kryebashkiakë.

Simpatizantët e PD-së marshuan drejt aeroportit të Kukësit, ku pati dhe përplasje me policinë, duke çarë kordonin policor.

Situata ishte e më e tensionuar në  qytetin më të varfër të Shqipërisë, e njëherazi bastion historik i Partisë Demokratike.

Ndërsa, Arif Rexhmati, kryetar i degës dhe Bashkim Shehu, kryetar bashkie, paralajmëruan Ramën që të mos guxojë të afrohet në Kukës pa reflektuar për situatën e këtij qyteti.

Kryeministri Edi Rama anuloi vendtakimin e programuar në Kukës, në sheshin e  qytetit duke e zhvendosur takimin në aeroportin e Kukësit, sot në orën 16:00.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arif rexhmati edi rama edi rama në kukës protestuesit e pd protestuesit e pd ne aeroportin e kukesit arif rexhmati edi rama edi rama në kukës protestuesit e pd protestuesit e pd ne aeroportin e kukesit

Sondazh

Poll