Aktualitet

Mbledhja me KLGJ, Ibrahimi: Harta e re gjyqësore, komplekse për punën e magjistratit

29 Dhjetor 2021, 09:15 Nga DOSJA
Mbledhja me KLGJ, Ibrahimi: Harta e re gjyqësore, komplekse për

TIRANË – Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor kanë zhvilluar ditën e sotme një mbledhje të përbashkët vjetore, ku kanë bërë një përmbledhje të punës së tyre për këtë vit që po lëmë pas.

Në fjalën e mbajtur në këtë konferencë, kreu i KLP, Gent Ibrahimi, u shpreh se harta e re gjyqësore e miratuar ditën e djeshme është tejet komplekse për punën e magjistratit.


“Këto mbledhje i shërbejnë punës tonë të përbashkët. Performanca është guri i themelit të punës së dy institucioneve tona. Ne jemi solidarisht përgjegjës për menaxhimin e sistemit të drejtësisë. Kjo është mbledhja e parë e dy Këshillave, sepse të dy institucionet menaxhojnë statusin dhe  karrierën e magjistratëve. Është i nevojshëm një rakordim dhe interorientim ligjor midis nesh për menaxhimin sa më optimal të sistemit gjyqësor. Jemi familjet e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe çështjet që kemi zgjedhur për t’i trajtuar sot  kanë ndjeshmëri publike. Detyra jonë është të gjejmë instrumente për të zbutur pasojat e vettingut. Një mekanizëm do të ishte rishikimi i legjislacionit por tashmë është konsumuar me ndryshimet ligjore që janë bërë së fundmi. Mundësia e dytë është ngritja në detyrë e këshilltarëve ligjorë dhe ndihmësave, por për të duhen ndryshime ligjore të mëtejshme. Mundësia e tretë mund të jetë miratimi i hartës së re gjyqësore dhe rritja e kuotave për pranimin në Shkollën e Magjistraturës.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij, kreu i KLP, Gent Ibrahimi.

LAJMI KRYESOR: KLGJ-KLP mbledhje të përbashkët, Ibrahimi-Llagami: Të zbusim pasojat e Vettingut!

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gent ibrahimi klgj klp mbledhja e perbashket klp-klgj gent ibrahimi klgj klp mbledhja e perbashket klp-klgj

Sondazh

Poll