Aktualitet

Me 2 kg kanabis në çantë, prangoset 37-vjeçari në Berat

29 Dhjetor 2021, 08:58 Nga DOSJA
Me 2 kg kanabis në çantë, prangoset 37-vjeçari në

BERAT– Një 37-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se 37-vjeçari me inicialet O.GJ., banues në Krast, Skrapar është ndaluar nga policia në rrugë dhe është kontrolluar. Gjatë kontrollit fizik atij i janë gjetur dhe sekuestruar 2 kilogramë kanabis. 

Njoftimi i polciisë Berat:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar që u kap me 2 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, pas informacioneve të mara se një shtetas posedonte një sasi lënde narkotike, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat u organizua puna për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Në vendin e quajtur “Rruga e Potomit”, Skrapar, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin O. Gj., 37 vjeç, banues në Krast, Skrapar, të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 37 vjecari ne kukes kukes arrestohet 37 vjecari ne kukes kukes

Sondazh

Poll