Aktualitet

Banorët e Shkodrës në protestë për ujin e pijshëm: Do futemi në grevë

29 Dhjetor 2021, 10:02 Nga DOSJA
Banorët e Shkodrës në protestë për ujin e pijshëm:

SHKODËR– Banorët e njësisë administrative Postribë në Shkodër, kanë dalë ditën e sotme në protestë duke kërkuar zgjidhje për problemin që kanë me ujin e pijshëm. Banorët thonë se nëse nuk do merreshin parasysh kërkesat e tyre do të vazhdojnë me protesta madje do të futen dhe në grevë. Ata shtojnë se uji është aq i ndotur saqë jo vetëm që nuk mund të konsumohet por as nuk mund të përdoret për t’u larë apo për qëllime të tjera sanitare.

E blejmë me lekë, ky nuk bën as me u la, I prish edhe lavatriçet e të gjitha nëse e përdor diku. Na shkakton edhe sëmundje. Kërkesa jonë është të kemi ujë të pastër. Drejtoria nuk ka shpenzime të mëdha në këtë zonë se 4 apo 5 punëtorë paguhen këtu. Plus që këtu ka burime uji plot, të paktën të vendoset ndonjë filtër apo diçka.‘- thotë një banor.

Ndërsa një tjetër qytetar i zonës shton: Para dy vitesh kam qenë në Tiranë dhe e kemi konsumuar këtë gjë, që prej 3 vitesh që ka dalë gurorja është shkatërruar i gjithë projekti. Inxhinieri ka thënë më parë se gurorja sipër ujësjellësit do shkaktonte problem. Kemi bërë disa takime në ministri dhe vetëm na thonë do e zgjidhim. Nuk e di tani se çfarë lloj korrupsioni. Nëse nuk merren parasysh ne do vazhdojmë greva derisa të gjejmë zgjidhjen tonë. Edhe në SPAK do i çojmë këto shkelje.

LEXO EDHE:

Uji i ndotur, protesta e banorëve në Shkodër! Administratori: Ka edhe më keq

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne shkoder shkoder proteste ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll