Aktualitet

U arrestua për ngacmim seksual, Prokuroria kërkon 7 vite burg për ish-efektivin Kola

29 Dhjetor 2021, 10:06 Nga DOSJA
U arrestua për ngacmim seksual, Prokuroria kërkon 7 vite burg për

LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 7 vite burg, të ish-efektivit të policisë Kol Kola, i cili u arrestua në muajin prill të këtij viti për ngacmim seksual të një vajze të mitur 13-vjeçare. Prokurori Françesk Ganaj dha maksimimin e dënimit për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare”, por duke qene se i është pranuar gjykimi i shkurtuar i ulet 1 e 3 e dënimit.

Në dosjen hetimore thuhet se është arritur të provohet se 62-vjeçari me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, “duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në makinë dhe e ka dërguar në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim, duke kryer veprime të turpshme me të”.

Kola i ka mohuar në vazhdimësi akuzat, duke e konsideruar ngjarjen si inskenim. Tashmë gjykata do të vendosë për fatin e ish-policit i cili u arrestua nga policia, pas denoncimit të bërë nga një 13-vjeçare e mitur e cila rrëfeu atë që i kishte ndodhur.

Efektivi i policisë në Lezhë, Kol Kola është arrestuar pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një vajzë të mitur 13-vjeçe. 62-vjeçari më 29 prill ka ndaluar të miturën në rrugë dhe i ka thënë se do ta shoqëronte për në komisariat. Ai e ka dërguar në banesën e tij dhe aty ka nisur ta ngacmojë seksualisht duke tentuar përdhunimin. 13-vjeçarja ka kundershtuar veprimet e efektivit dhe ka arritur t’i shpëtojë nga duart 62-vjeçarit duke vrapuar e tmerruar për në banesën e saj. Bashkë me prindërit, e mitura ka ngritur kallëzimin për Kolën, dhe më pas ky i fundit është arrestuar nga SHÇBA-ja.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kol kola kol kola

Sondazh

Poll