Aktualitet

700 € kg! Sekuestrohet drogë, përforcues grushti e maska në Tiranë, pranga të riut

29 Dhjetor 2021, 09:59 Nga DOSJA
700 € kg! Sekuestrohet drogë, përforcues grushti e maska në

TIRANË– Një 25-vjeçar me inicialet N.S., banues në Baldushk është vënë në pranga pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, i riu është prangosur në kuadër të operacionit të koduar “Baldushku” teksa udhëtonte me mjetin e tij brenda të cilit u gjetën 2 kg e 200 gramë kanabis. Gjithashtu u sekuestrua makina, një dorezë metalike (përforcues grushti), një aparat celular, doreza plastike dhe maska. Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i 25-vjeçarit, 39-vjeçari me inicialet I.Sh.. Sipas hetimeve është zbuluar se një kilogram kanabis shitej për 700 euro.

Njoftimi nga Policia e Shtetit:

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Baldushku”. Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. S., 25 vjeç, banues në Baldushk, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, si dhe u bë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit I. Sh., 39 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kultivonin bimë narkotike në zona malore në fshatin Baldushk, e përpunonin dhe e shisnin lëndën narkotike te blerës të ndryshëm, kundrejt pagesës 700 euro një kilogram. Në zonën e Baldushkut, shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar dhe më pas arrestuar në flagrancë shtetasin N. S., 25 vjeç, të cilit gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 kg e 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Në vijim të kontrollit, në banesën e shtetasit I. Sh., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një dorezë metalike (përforcues grushti), doreza plastike dhe maska. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 25 vjecari ne tirane policia e tiranes arrestohet 25 vjecari ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll