Politike

BLINDAT e ushtrisë shpërndajnë materialet zgjedhore, KQZ nxjerr fletët dhe kutitë e votimit

25 Qershor 2019, 10:51 Nga DOSJA
BLINDAT e ushtrisë shpërndajnë materialet zgjedhore, KQZ nxjerr

SHQIPËRI- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot shpërndarjen e materialeve zgjedhore.

Blindat e ushtrisë kanë bërë shpërndarjen e materialeve në disa qarqe, si Vlorë, Elbasan, Tiranë e Shkodër.

Materialet Zgjedhore janë shpërndarë me automjetet e ushtrisë për të siguruar që nuk do të ketë incidente në shpërndarjen e tyre nëpër KZAZ.

Fletë votimi dhe kuti, janë disa nga mjetet që ka shpërndarë sot KQZ.

Prej një jave në bashkitë që drejtohen nga të djathtët ka pasur probleme të shumta në KZAZ-të, ku mbështetës të Partisë Demokratike janë futur me dhunë për të marrë materialet zgjedhore.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kqz shperndarja e materialeve zgjedhore kqz shperndarja e materialeve zgjedhore

Sondazh

Poll