Politike

Del shkresa, ja si do e ‘trembin’ kuksianët Ramën, hap pas hapi deri tek aeroporti (FOTO)

25 Qershor 2019, 10:17 Nga DOSJA
Del shkresa, ja si do e ‘trembin’ kuksianët Ramën, hap pas

KUKES- Dosja.al ka siguruar shkresën që dega e Partisë Demokratike në Kukës i ka dorëzuar policisë së Shtetit në lidhje me organizimin e protestës ditën e sotme.

Në këtë kërkesë, thuhet se PD kërkon leje nga ora 14:00 deri në orën 22:00. Po ashtu, PD kërkon që leja të jepet për të nisur protestën nga sheshi qendror e më pas tek aeroporti, vend ku kryeministri do të mbajë fjalën.

Në këtë anti-miting, do të flasë kryetari i PD në Kukës, Arif Rexhmati, ndërkohë që pjesëmarrja sipas të dhënave zyrtare do të jetë mbi 5 mijë protestues.

Rama sot do të jetë në Kukës. Kryeministri anuloi vendtakimin e programuar në Kukës, në sheshin e  qytetit duke e zhvendosur takimin në aeroportin e Kukësit, sot në orën 16:00.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anti-mitingu i pd kukes arif rexhmati edi rama rama ne kukes anti-mitingu i pd kukes arif rexhmati edi rama rama ne kukes

Sondazh

Poll