Politike

Si do i pamundësojë opozita zgjedhjet në 30 qershor? Basha: Nuk do të ketë, s’do i njohim

25 Qershor 2019, 09:38 Nga DOSJA
Si do i pamundësojë opozita zgjedhjet në 30 qershor? Basha: Nuk

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas takimit me zëvëndës ambasadoren e SHBA ka dhënë një deklaratë për mediat.

Basha ka mohuar lajmin që ka qarkulluar në media se ai ka dhënë urdhër strukturave për të pamundësuar zgjedhjet. Po ashtu Basha theksoi se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, por mund të ketë votime të cilat nuk do të njihen dhe nuk do të lejohen.

REPLIKAT

Qarkullon një urdhër që sipas mediave është bërë nga ju për pamundësimin e zgjedhjeve në 30 qershor?

Cilat media?

Disa media online.

Janë vetëm urdhëra të Ramës që bëhen nga mercenarë të tij kundër opozitës. Por unë nuk kam dhënë asnjë urdhër.

Po si do i pamundësoni zgjedhjet në 30 qershor?

Zgjedhje nuk ka, shumë pak veta nuk e kanë kuptuar që nuk do të ketë zgjedhje. Nuk do të lejojmë, nuk do të ketë dhe nuk do i njohim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i 30 qershorit lulzim basha përplasje në mbarë vendin zgjedhje në 30 qershor anulimi i 30 qershorit lulzim basha përplasje në mbarë vendin zgjedhje në 30 qershor

Sondazh

Poll