Politike

Basha flet pas takimit me zv.ambasadoren amerikane: Çdo ketë më 30 qershor

25 Qershor 2019, 09:31 Nga DOSJA
Basha flet pas takimit me zv.ambasadoren amerikane: Çdo ketë më

TIRANË-Kreu i PD-së Lulzim Basha pas takimit me zv.ambasadorja amerikane, Leyla Moses-Ones është shprehur se më 30-qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Teksa është pyetur nga gazetarët për mesazhin që ka marrë nga SHBA për zgjidhjen e krizës ai është shprehur: “ Në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, le çfarë thotë kryeministri. Takimet që kam me diplomatët e huaj nuk kanë qenë kurrë objekt bisedë në media.”

Më tej kreu i PD-së ka theksuar se zgjedhjet pa opozitën nuk do të lejohen.  “Zgjedhje pa opozitën nuk do të lejohen. Nuk do të pranohen, nuk do të njihen. Me shfuqizimin e 30 qershorit nga presidenti, çdo aktivitet është i paligjshëm. 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh, por është koha kur Edi Rama do të përpiqet t’i kthejë shqiptarët në kohën e votimeve njëpartiake.”, tha Basha ndër të tjera.

Ende vendi vijon të jetë në një krizë politike. Vendimin e Kolegjit Zgjedhor Meta e quajti sot një truk procedurial dhe se nuk prek dekretin e Presidentit. Presidenti theksoi se gjyqtarët ishin të trembur e shantazhuar nga maxhoranca dhe vendosën pro zgjedhjeve të 30-qershori. Ndërsa KQZ-në e përcaktoi si Organizata Socialiste.  Nga ana tjetë maxhoranca po vijon me fushatën elektorale.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha zgjedhjet e 30 qershori ilir meta lulzim basha zgjedhjet e 30 qershori

Sondazh

Poll