Bota

Dhjetë vjet president i Sllovenisë, Pahor vendos të largohet nga politika

28 Dhjetor 2021, 10:25 Nga DOSJA
Dhjetë vjet president i Sllovenisë, Pahor vendos të largohet nga

SLLOVENI- Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor pas dhjetë viteve në krye do të largohet nga politika. Mediat e huaja raportojnë se vetë Pahor deklaroi se nuk kishte plane për politikën sllovene dhe ishte i kënaqur me atë që kishte arritur në dhjetë vjet si president.

“Është shumë e rëndësishme për mua të bëj punën time deri në ditën e fundit të vitit të ardhshëm, në mënyrë që të largohem nga ky vend i kënaqur”, tha ai në një intervistë tradicionale të Vitit të Ri për Televizionin Slloven Pahor, mandati i të cilit skadon në fund të vitit të ardhshëm. Pas dhjetë vitesh, do të mund të them me vete: atë që keni venosur për këtë pozicion pak a shumë i keni arritur ato që dëshironit dhe tani mund të largohem me ndërgjegje të pastër. Nuk kam më plane të lidhura me politikën sllovene”,- tha Pahor.

Pahor ishte në Kosovë në fund të nëntorit për një vizitë zyrtare. Gjatë konferencës së përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, ai tha se Kosova duhet të përkushtohet në dialog që t’i mbyllë të gjitha çështjet me Serbinë.

Borut Pahor është një nga politikanët sllovenë më jetëgjatë të kësaj gjenerate. Ai ishte Kryetar i Parlamentit, Kryeministër, por edhe lider i opozitës dhe deputet me kohë të pjesshme në Parlamentin Evropian, pas së cilës fitoi zgjedhjet parlamentare të 2012-ës të ish-presidentit Danilo Tuerk.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota borut pahor borut pahor

Sondazh

Poll