Bota

Bie aeroplani në Kaliforni, përfshihet menjëherë nga flakët

28 Dhjetor 2021, 07:44 Nga DOSJA
Bie aeroplani në Kaliforni, përfshihet menjëherë nga

SHBA – Një aeroplan është rrëzuar në zonën El Cajon të Kalifornisë jugore në SHBA dhe është përfshirë nga flakët.

Sipas CNN, Departamenti i Sherifit të Qarkut San Diego raportoi se ka një numër ende të paspecifikuar të lënduarish. Rrugët po bllokohen dhe autoritetet po u kërkojnë drejtuesve të mjeteve që të shmangin zonën, duke theksuar se do të duhet kohë për të hetuar vendin e ngjarjes.

Departamenti i Sherifit tha se avioni ishte një Learjet dhe autoritetet nuk janë të sigurt se sa njerëz ishin në bord. Autoritetet thanë se ka pasur një zjarr, i cili është shuar. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) janë njoftuar dhe do të merren me hetimin e rrëzimit të avionit.

“Ne thjesht po ndihmojmë me përgjigjen fillestare dhe mbylljen e rrugëve“, tha Departamenti i Sherifit.

El Cajon është rreth 16 milje në lindje të San Diego.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aeroplanet amerikane aeroplani ne flake kaliforni e jugut aeroplanet amerikane aeroplani ne flake kaliforni e jugut

Sondazh

Poll