Bota

COVID-i, këshilltari i Shtëpisë së Bardhe apel amerikaneve: Shmangi grumbullimet

27 Dhjetor 2021, 18:48 Nga DOSJA
COVID-i, këshilltari i Shtëpisë së Bardhe apel amerikaneve:

SHBA – Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për COVID-in Anthony Fauci u bëri apel qytetarëve amerikanë që të shmangin festat dhe grumbullimet gjatë festave të fundvitit. Në një intervistë për CNN, zyrtari i lartë amerikan shtoi se duhet të heqin dorë këtë vit nga festimet me 30 e më shumë persona pasi në këto raste është e vështirë të verifikohet nëse të gjithë janë të vaksinuar ose jo.

“U kam thënë vazhdimisht njerëzve se nëse janë vaksinuar nuk ka problem që të mblidhen me familjet. Por, kur flasim për festimet e ndërrimit të viteve, kemi 30, 40, 50 njerëz që festojnë. Ju nuk e dini statusin e vaksinimit dhe unë do të sugjeroja që të shmangnit grumbullimet në festa për këtë vit”, u shpreh këshilltari Fauci.

Marrë nga “Yahoo News”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota anthony fauci covid ne shba anthony fauci covid ne shba

Sondazh

Poll