Bota

VD/ Gruaja amerikane qëllon me shpullë pasagjerin e moshuar, e merr FBI

27 Dhjetor 2021, 21:32 Nga DOSJA
VD/ Gruaja amerikane qëllon me shpullë pasagjerin e moshuar, e merr

SHBA – Një grua amerikane u dërgua në zyrën e FBI-së nga Departamenti i Policisë së Atlantës pasi zbriti nga avioni. Shkak i ndalimit të saj u bë fakti që ajo ofendoi dhe goditi me shpullë një pasagjer të moshuar të linjës së fluturimit Tampa-Atlanta e acaruar se përse ai nuk mbante maskë kundër COVID-it. Sherri u filmua nga një pasagjer në avion dhe video-ja u bë virale. Agresorja, e cila quhet Patricia Cornwall, ofendon dhe godet me shpullë të moshuarin duke i ulëritur që të vendoste maskën. E çuditshmja është se ajo debatonte vetë me maskën ulur.

“Copë pl*hre, ik p****u. Vure maskën!”, i bërtet Cornwall pasagjerit të moshuar.

Stafi i avionit ndërhyri për ta qetësuar gruan dhe më pas sinjalizuan Departamentin e Policisë së Atlantës. Me të zbritur në Atlanta, forcat policore e shoqëruan gruan drejt stacionit policor dhe më pas FBI e mori në dorëzim.

Delta flight from Tampa to Atlanta got crazy‼️ pic.twitter.com/I9BZUKv3LB

— ATL Uncensored | Atlanta News (@ATLUncensored) December 25, 2021

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll