Bota

Borrell:Ndarjet në Ballkanin Perëndimor në 2021 penguan rrugën e vendeve drejt BE-së

27 Dhjetor 2021, 21:31 Nga DOSJA
Borrell:Ndarjet në Ballkanin Perëndimor në 2021 penguan

BRUKSEL- Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, vlerësoi se në vitin 2021 rritja e përshkallëzimeve dhe retorika e ndarjeve në Ballkanin Perëndimor pengoi vendet e rajonit në afrimin e tyre ndaj të ardhmes evropiane. Si shembull të veçantë të një situate të tillë, Borrell përmendi situatën në Bosnje dhe Hercegovinë.

Rritja e retorikës dhe veprimet përçarëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë, kanë penguar përpjekjet për t’i afruar të gjashtë vendet më pranë të ardhmes së tyre evropiane,” shkruan Borell.

Në blogun e tij të Vitit të Ri mbi zhvillimet më të rëndësishme në 2021 në fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes të BE-së, Borrell e përshkroi vitin si “vitin e tranzicionit” në të cilin BE-ja punoi për të ruajtur interesat dhe vlerat e saj dhe për të forcuar botën globale.

Ajo punë duhet të vazhdojë edhe në vitin 2022”, thekson Borrell

Duke folur për fqinjësinë e afërt të BE-së, Borrell u fokusua kryesisht në Ukrainë, Moldavi dhe Bjellorusi, ku Bashkimi, tha ai, u përball me shembuj të qartë të politikës së pushtetit dhe sulmeve hibride.

“Ndërsa sulmet hibride përhapen, ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe Moldavinë në rezistencën ndaj Rusisë dhe të mbajmë një qasje të pamëshirshme ndaj Bjellorusisë,” shkroi Borrell.

Borell gjithashtu theksoi se në vitin 2021, pati një rifillim të marrëdhënieve BE-SHBA nën Presidentin Joe Biden, gjë që u reflektua në bashkëpunimin e ngushtë në luftën kundër ndryshimeve klimatike, negociatat bërthamore të Iranit, taksimin e korporatave, por edhe në marrëdhëniet me Kinën dhe Indo-Paqësor.

Shefi i diplomacisë së BE-së vlerëson se Bashkimi, kur bëhet fjalë për Kinën, ka mbajtur një qëndrim të unifikuar në njohjen e këtij vendi si “partner, konkurrent dhe rival”.

In 2021 we saw setbacks and challenges, but also positive developments.

We must continue to build a global EU role and respond with all determination we can muster to ongoing crises.

Read my blog post on 2021 in review: https://t.co/hMVrupQoPy pic.twitter.com/D0uaHjZtCP

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 27, 2021

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni ballkani perendimor joe biden josep borrell ballkani perendimor joe biden josep borrell

Sondazh

Poll