Bota

Ndotja e ajrit në Maqedoninë e Veriut,qeveria lejon transportin publik falas (MASAT)

27 Dhjetor 2021, 19:14 Nga DOSJA
Ndotja e ajrit në Maqedoninë e Veriut,qeveria lejon transportin publik

MAQEDONI E VERIUT – Ministria e Ekologjisë mori disa masa në kuadër të reduktimit të ndotjes së ajrit në Shkup dhe Strumicë. Pas rezultateve shqetësuese të ditëve të fundit për cilësinë e ajrit, qeveria ka miratuar zbatimin e disa masave kufizuese për qytetarët duke filluar me transportin publik falas, lirimin nga puna të grave shtatzëna, punonjësve mbi 60 vjeç, ndalimin e aktiviteteve sportive dhe kulturore në mjedise të hapura, etj.

Analizat e fundit treguan se ajri përmban150 mikrogramë grimca PM10.

LISTA E MASAVE PëR REDUKTIMIN E NDOTJES Së AJRIT Në SHKUP DHE STRUMICë
1) Reduktohet përdorimi i automjeteve zyrtare deri në 50%.
2) Transporti publik nga ora 18:00 e ditës së sotme ofrohet falas për qytetarët.
3)Punëtorët në mjediset e hapura duhet të angazhohen në punë gjatë orarit 11:00-17:00.
4) të lirohen nga puna gratë shtatzëna, të moshuarit mbi 60 vjeç dhe të sëmurët kronikë.
5) Ndalohen garat sportive dhe aktivitetet kulturore në ambjente të hapura.
6) Shërbimi mjekësor të jenë në dispozicion të familjeve si dhe për patrullime.
7) Inspektoriati i ekologjisë të kryejë kontrolle të fabrikave dhe matje të cilësisë së ajrit. 

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni maqedoni e veriut ndotje e ajrit maqedoni e veriut ndotje e ajrit

Sondazh

Poll