Sport

Debati Broja-Reja/ Armand Duka bën “arbitrin” dhe e thotë troç: Nuk është ende…

27 Dhjetor 2021, 20:24 Nga DOSJA
Debati Broja-Reja/ Armand Duka bën “arbitrin” dhe e thotë

SHQIPËRI-Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë intervistën e zakonshme të fundvitit duke bërë bilancin e plotë të aktiviteteve futbollistike në vend dhe atyre ndërkombëtare. Numri një i futbollit shqiptar u ndal te polemikat Broja-Reja, që vazhdon ende të prodhojë zhurmë.

“Debati Broja-Reja? Diferencë e madhe në fakt mes një 76-vjeçari si Reja, me një 20-vjeçar si Broja, por unë kam vlerësime maksimale për të dy, nga pikëpamja sportive. Broja është një futbollist me talent, por nuk mund të themi ende që është një lojtar i madh, pasi i duhet akoma kohë dhe punë. Ka potencial dhe mundësi, por të gjithë ne duhet të jemi pozitivë, për ta shtyrë të bëhet një futbollist i madh për veten e tij, ashtu si edhe për ne, pasi nuk na vijnë përditë talente të tillë.

Ndihma që duhet t’i japim, është të jemi realë, dhe jo ta fërkojmë kur ai gabon. Të gjithë jemi njerëz që gabojmë, por kur vihen në dukje kritikat, është e rëndësishme t’i korrigjojmë ato dhe jo të reagojmë keq. Kam shumë besim që ai do të na ndihmojë, siç do të na ndihmojnë edhe të gjithë të tjerët. Futbolli është një lojë kolektive dhe askush nuk mund ta marrë rezultatin i vetëm, ndaj duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin në çdo milimetër, ndaj një milimetër më shumë Broja dhe po aq më shumë Reja, për të shkuar në rrugën e duhur. Nuk ka debat, por thjesht kritika”, u shpreh ndër të tjera Duka.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport armand duka fshf armand duka fshf

Sondazh

Poll