Bota

Odaloviç nuk lejohet të hyjë në Kosovë, Kurti kërkonte largimin nga delegacioni serb

27 Dhjetor 2021, 17:36 Nga DOSJA
Odaloviç nuk lejohet të hyjë në Kosovë, Kurti

KOSOVË – Kryetarit të Komisionit për Persona të Zhdukur në qeverinë serbe, Veljko Odaloviç nuk i është lejuar vizita ditën e sotme në Kosovë.

Portali serb “Kossev” ka shkruar për rastin teksa thotë se Odaloviç planifikonte të takohej me përfaqësuesit e familjeve të serbëve të zhdukur nga Kosova por është ndaluar nga Policia e Kosovës në kufi.

As Veljko Odaloviç, e as Andin Hoti si kreu i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë nuk morën pjesë në takimin e organizuar në Graçanicë nga koordinatorja e Shoqatës së Familjeve të Personave të Rrëmbyer dhe të Zhdukur, Silvana Marinkoviç dhe përfaqësuesi i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Negovan Mavriç. Hoti nuk pranoi të merrte pjesë në takim pasi në ftesë shkruhej “Kosovë e Metohijë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të tij të parë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, kishte kërkuar që Odaloviç të largohej nga delegacioni serb dhe madje të merrej në pyetje për rolin e tij si shef i qarkut të Kosovës së bashku me Zoran Angjelkoviç kur ajo ishte e pushtuar. 

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota albin kurti veljko odalovic veljko odaloviçit albin kurti veljko odalovic veljko odaloviçit

Sondazh

Poll