Aktualitet

Aksident në Durrës, makina përplas të miturin dhe largohet

27 Dhjetor 2021, 17:18 Nga DOSJA
Aksident në Durrës, makina përplas të miturin dhe largohet

DURRËS – Një i mitur u aksidentua pasditen e sotme në lagjen Nr.11 në Durrës. N.K. po kalonte rrugën dhe u godit nga një makinë. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit nuk është identifikuar dhe ai është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Fëmija është shtruar në spitalin e qytetit dhe për fatin e mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

INFORMACIONI I POLICISË

Rreth orës 17:45, në lagjen Nr.11 Durrës, një automjet ka aksidentuar këmbësorin e mitur N. K., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës aksidentohet i mituri aksident në durrës aksidentohet i mituri

Sondazh

Poll