Aktualitet

Grabitet shtëpia e Vaçe Zelës, marrin bizhuteri e sende me vlerë (Alarmi)

27 Dhjetor 2021, 13:29 Nga DOSJA
Grabitet shtëpia e Vaçe Zelës, marrin bizhuteri e sende me

TIRANË– Shtëpia e ikonës së muzikës shqiptare, Vaçe Zela ka rënë pre e grabitësve. Dosja.al ka mësuar se ngjarja është denoncuar nga motra e këngëtares që u nda nga jeta në Bazel të Zvicrës në vitin 2014. Konkretisht ajo ka rrëfyer se ka shkuar në banesën që ndodhet në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë dhe ka vënë re se dera ishte e hapur.

Më pas, siç shton ajo në dëshminë e zbardhur nga GazetaSi, ka vënë re se rrobat ishin hedhur përtokë e gjërat ishin lëvizur dhe ka lajmëruar fqinjën e cila ka njoftuar policinë.

“Rreth orës 19:45 shkova në shtëpi si përherë dhe vura re se dera nuk ishte e kyçur, por u hap menjëherë sapo e preka. Hyra brenda dhe pashë rrëmujë, rrobat i kishin hedhur përtokë, ndaj menjëherë njoftova fqinjën në katin sipër që lajmëroi policinë,”- ka thënë motra e këngëtares.

Mes sendeve me vlerë që janë vjedhur rezulton të jetë marrë edhe një dekoratë e dhënë për këngëtaren nga Presidenti i Republikës. Policia, pas kqyrjes së detajuar, nuk ka zbuluar asnjë gjurmë daktiloskopike, por vetëm një fije floku. Kjo e fundit është dërguar pranë laboratorit të kriminalitikës dhe mund t’i çojë autoritetet tek autori i dyshuar i vjedhjes.

Kush ishte Vaçe Zela?

Vaçe Zela lindi më 7 prill 1939 në Lushnjë dhe ndërroi jetë më 6 shkurt të vitit 2014 në Bazel) të Zvicrës. Ajo e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës me këngën Fëmija i parë. Fituese 12 herë e festivalit, Vaçja fitoi famë gjatë epokës komuniste dhe iu dha titulli Artist i Merituar në vitin 1973 dhe Artist i Popullit në vitin 1977. Vaçe Zela u largua përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Ajo ishte e martuar me Pjetër Rodiqin dhe u bënë prindër të një vajze, Irma. Që nga viti 2002 Zela jetoi me bashkëshortin e saj në Bazel të Zvicrës, për të marrë kujdes më të mirë shëndetësor.

Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin “Nderi i Kombit” më 24 dhjetor 2002 nga presidenti Alfred Moisiu me arsyen “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor.” Për nder të këngëtares, viti 2009 u shpall nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj.

(e.h;F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet shtepia e vace zeles vace zela grabitet shtepia e vace zeles vace zela

Sondazh

Poll