Aktualitet

Aksidenti në Milot-Rrëshen, njoftimi zyrtar: 3-vjeçari humbi jetën, makina në flakë

27 Dhjetor 2021, 16:30 Nga DOSJA
Aksidenti në Milot-Rrëshen, njoftimi zyrtar: 3-vjeçari humbi

MILOT- Policia ka nxjerr njoftimin zyrtar për aksidentin tragjik që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Kombit. Bëhet me dije se nga aksidenti mes dy makinave ka humbur jetën një i mitur 3-vjeçar, ndërkohë që dëmtime të mëdha ka marrë edhe drejtuesi i mjetit tjeter, i cili është dërguar në spitalin e Traumës. Ndërkohë që një nga makinat, tip Benz ka marrë flakë si pasojë e goditjes dhe është djegur plitësisht.

Njoftimi i Policisë:

Milot/Informacion paraprak Në aksin rrugor Milot -Rrëshen, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Opel”. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një i mitur 3- vjeçar, që udhëtonte me prindërit në mjetin tip “Opel” dhe ka marrë dëmtime është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Benz ” . Mjeti tip “Benz ” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

LAJMI KRYESOR: E frikshme në Rrugën e Kombit! Përplasen 3 makina, një mjet merr flakë, një viktimë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rrugen e kombit aksident ne rrugen e kombit

Sondazh

Poll