Aktualitet

Lëviz me “Maybach S-Class”? Veliaj: Kush më njeh e di që s’jam rraqexhi makinash

27 Dhjetor 2021, 14:57 Nga DOSJA
Lëviz me “Maybach S-Class”? Veliaj: Kush më njeh e di

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mohuar të ketë në pronësi makinën “Maybach S-Class”, me targa të personalizuara me inicialet “EV”, gjë që e publikoi gazetari Artan Hoxha. Teksa vizitonte një familje që u fut në shtëpinë e re në kuadër të Rindërtimit, Veliaj tha se të gjithë ata që e njohin e dinë se ai nuk është një person i fiksuar pas makinave.

“Po u more me gjobat që vendosin portalet dhe televizionet nuk bën dot asnjë punë. Njëri thoshte se lali ka blerë makinë 500 mijë euro. E para e punës, kush më njeh e di se unë nuk jam rraqexhi makinash. Më thanë dil e sqaroje, po kë të sqaroj? Edhe ai që e ka shkruar këtë rrenën e di që nuk është e vërtetë. Por, po t’i shkosh atij të portalit, ai thotë: Më jep një shtëpi, më fal një makinë. Po nëse merresh me këta, ata këtë punë kanë sepse kanë hapur nja dy-tre portale dhe thonë: Më sill lekët që mos të të biem. Më mirë bëjmë shtëpitë e njerëzve se sa t’i përgjigjemi gjobave të këtyre. Po u fokusuam në punë, ajo flet vetë. Dy mundësi kemi: Ose të merremi me logje, t’i vëmë gjoba njëri-tjetrit, ose merremi me punë, që të ngelet një vepër konkrete, një ndërtesë, një shtëpi, një pallat, një kopësht, një shkollë, një çerdhe, një park,”- tha Veliaj.

Fotoja e “Maybach S-Class” u publikua nga gazetari Artan Hoxha, i cili shkruante se mjeti që kushton minimalisht $185,950, qëndronte e parkuar në oborrin e Bashkisë Tiranë duke nënkuptuar se i përkiste kryebashkiakut Erion Veliaj. Në fatk, me kërkimet e bëra nga Dosja.al, targa AB007EV listohet sikur i përket makinës tip “Range Rover” , por pronar figuron një person me inicale L.L..

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore artan hoxha erion veliaj maybach s-class artan hoxha erion veliaj maybach s-class

Sondazh

Poll