Bota

Udhëheqësi çeçen kërkon luftë: Rusia duhet të pushtojë dhe aneksojë Ukrainën

27 Dhjetor 2021, 15:27 Nga DOSJA
Udhëheqësi çeçen kërkon luftë: Rusia duhet

ÇEÇENI– Ukraina duhet të aneksohet nga Moska nëse presidenti i vendit, Vladimir Zelensky, nuk ndryshon kursin nga politika e tij anti-ruse. Kështu u shpreh lideri çeçen Ramzan Kadyrov. Në konferencën e tij të fundvitit, Kadyrov u shpreh se sipas tij, edhe ukraniasit janë popull rus.

“Bindja ime e thellë është se nëse Zelensky dhe ekipi i tij sillen në këtë mënyrë, Ukraina duhet të aneksohet në vendin tonë. Ukrainasit janë populli ynë. Është territori ynë. Ky është mendimi im,”-tha Kadyrov.

Sipas liderit çeçen, presidenti rus Vladimir Putin duhet të refuzojë vendet e huaja që i diktojnë kushte Moskës, sepse “siguria e shtetit dhe popullit” është më e rëndësishmja.

Që prej mesit të muajit nëntor, Shtetet e Bashkuara kanë ngritur alarmin se Moska mund të jetë duke përgatitur një sulm të shkallës së gjerë në Ukrainë dhe e ka paralajmëruar Putinin se në rast se do të ndodhë një gjë e tillë, Moska do të përballej me sanksione të paprecedentë. Sanksionet e reja mund të përfshijnë kontrolle të ashpra të eksporteve. Qeveritë perëndimore e kanë akuzuar Moskën se ka grumbulluar rreth 100,000 trupa pranë kufirit në lindje të Ukrainës, ku Kievi po lufton me separatistët pro-rusë që prej vitit 2014.

Rusia mohon se ka plane për ta pushtuar Ukrainën dhe po kërkon garanci të sigurisë nga SHBA-ja dhe NATO-ja, duke kërkuar që Aleanca të mos zgjerohet nga lindja. Javën e kaluar, Moska paraqiti kërkesat për SHBA-në dhe NATO-n, duke argumentuar se Aleanca nuk duhet të pranojë anëtarë të rinj apo të ndërtojë baza ushtarake në ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik.

Marrë nga RT

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota ramzan kadyrov tensionet rusi-ukraine ramzan kadyrov tensionet rusi-ukraine

Sondazh

Poll