Bota

Stuhia e dëborës në Kaliforni, kaos dhe frikë nëpër rrugë

27 Dhjetor 2021, 14:00 Nga DOSJA
Stuhia e dëborës në Kaliforni, kaos dhe frikë

SHBA- Stuhi të fuqishme kanë goditur rajonet perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mediat e huaja njoftojnë se në Kaliforni brenda 24 orëve dëbora arriti 76 centimetra lartësi. Rreshjet e shumta të borës kanë shkaktuar probleme në trafik, si dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Nuk kanë munguar as aksidentet rrugore, ku 20 makina u përplasën me njëra-tjetrën në afërsi të Renos, për shkak të dukshmërisë tejet të ulët në rrugë.

Zyra e Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS) në Kaliforni, ka lëshuar një paralajmërim për stuhi dimërore që pritet të ndikojë në udhëtimet malore dhe kodrinore deri të martën. Zonat e prekura nga paralajmërimi i stuhisë përfshijnë Luginën e Sacramentos, Plumas, Parkun Kombëtar Vullkanik Lassen dhe vargun verior të Sierra Nevada.

“Një paralajmërim për stuhi dimërore për dëborë do të thotë se do të ketë rrugë të mbuluara me borë dhe dukshmëri të kufizuar. Udhëtimi nuk rekomandohet gjatë kohës që paralajmërimi është në fuqi. Nëse duhet të udhëtoni, mbani një elektrik dore shtesë, ushqim dhe ujë në automjetin tuaj në rast urgjence. ”,- tha NWS.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota debore ne shba kaliforni sherbimi kombetar i motit debore ne shba kaliforni sherbimi kombetar i motit

Sondazh

Poll