Bota

Ndalohet mjeti me targa serbe në Jarinje, kontrabandonte 10 mijë euro pjesë makinash

27 Dhjetor 2021, 14:18 Nga DOSJA
Ndalohet mjeti me targa serbe në Jarinje, kontrabandonte 10 mijë euro

KOSOVË – Dogana e Kosovës ka njoftuar ditën e sotnë se në pikë kalimin kufitar në Jarinje është ndaluar një makinë pasi i janë gjetur disa mallra kontrabandë që kapnin vlerën prej 10 mijë eurosh.

Makina me targa të Serbisë është kontrolluar dhe i është gjetur një sasi e madhe pjesësh për makina. Në njoftimin e Doganës bëhet e ditur se vlera fillestare e pjesëve të gjetura është 10 mijë euro.

Është bërë e ditur se mallrat e gjetura janë konfiskuar dhe ndaj personit përgjegjës janë marrë masa teksa është proceduar penalisht.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara oficeret doganor ne pikë kalimin kufitar të Jarinjes në vijën e dytë të kontrollit në një automjet me targa të Serbisë kanë hasur në sasi të madhe të mallrave autopjesë të reja për vetura. Vlera fillestare e tyre është mbi 10,000 euro”, thuhet në njoftim.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora kontrabandë makina pika e jarinjes kontrabandë makina pika e jarinjes

Sondazh

Poll