Bota

Konflikti për Ukrainën, Lavrov: Bisedime me SHBA-në pas festave

27 Dhjetor 2021, 14:53 Nga DOSJA
Konflikti për Ukrainën, Lavrov: Bisedime me SHBA-në pas festave

MOSKË – Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov deklaroi se vendi i tij do të diskutojë me SHBA në lidhje me krizën e Ukrainës pas përfundimit të sezonit të pushimeve në Rusi. Shefi i diplomacisë ruse kërkoi që të ketë bisedime me NATO-n duke përfshirë drejtuesit e lartë ushtarak.

“Do të mbajmë një raund të rëndësishëm bisedimesh për sigurinë me SHBA dhe kjo do të ndodhë menjëherë pas përfundimit festave të fundvitit”, bëri me dije Lavrov në emisionin “Solovyov Live” në Moskë.

Sipas kalendarit të pushimeve në Rusi, dita e parë e punës pas festave të fundvitit është 10 janari.

Marrëdhëniet me Rusisë dhe Perëndimit janë tensionuar muajt e fundit në lidhje me Ukrainën teksa SHBA dhe vendet e saj aleate synojnë që ta përfshijnë fqinjin e Rusisë në NATO. Moska e konsideron si rrezik sigurie afrimin e NATO-s në kufijtë e saj dhe është akuzuar shpesh se në kundërpërgjigje të Perëndimit kanë dislokuar një numër të madh trupash pranë kufirit me Ukrainën të gatshëm për të pushtuar atë.

Marrë nga “Radio Free Europe”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota rusia shba rusia shba

Sondazh

Poll