Bota

Kriza energjitike në Kosovë! Qytetarët protestojnë, kërkojnë shkarkim të ministres

27 Dhjetor 2021, 07:56 Nga DOSJA

KOSOVË– Ditën e sotme qytetarët e Kosovës do të protestojnë kundër reduktimeve të energjisë elektrike. Protesta do të fillojë në orën 13:00, para KEDS-it, për të vazhduar drejt objektit të Qeverisë së Kosovës. Kjo protestë vjen pas pakënaqësive rreth reduktimeve me rrymë, që kanë filluar nga dita e mërkurë e javës së kaluar.

Një ndër kërkesat e tyre është dhe shkarkimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“KEDS bashkë me Qeverinë na e kanë kthyer terrin në Kosovë. Gjatë kësaj jave, Qeveria dhe KEDS-i na informuan se do të rikthehen reduktimet e energjisë elektrike për shkak të krizës energjetike. Sipas njoftimit zyrtar të tyre, reduktimet do të ishin nga 2 orë në orare të caktuara. Përkundër këtyre njoftimeve, reduktimet e rrymës po zgjasin deri në 24 orë. E kjo gjendje, sipas njoftimit të Qeverisë pritet të zgjasë edhe dy muajt tjerë”, thuhet në njoftimin e protestës.

Në një mesazh që KEDS-i  thuhet se kufizimet e furnizimit me energji elektrike vijnë pas udhëzimeve të KOSTT-it, për shkak të krizës energjetike.

“Për shkak të krizës energjetike dhe sipas udhëzimeve të KOSTT do të ketë kufizime të furnizimit me energji elektrike në orare të caktuara”, thuhej në njoftim.

NJOFTIMI I PROTESTËS:

Ftojmë të gjithë qytetarët/et e Kosovës të na bashkohen në protesta mbarëkombëtare kundër manipulimeve dhe papërgjegjësisë të vazhdueshme të KEDS ndaj qytetarëve të Kosovës. KEDS bashkë me Qeverinë na e kanë kthyer terrin në Kosovë. Gjatë kësaj jave, Qeveria dhe KEDS-i na informuan se do të rikthehen reduktimet e energjisë elektrike për shkak të krizës energjetike. Sipas njoftimit zyrtar të tyre, reduktimet do të ishin nga 2 orë në orare të caktuara. Përkundër këtyre njoftimeve, reduktimet e rrymës po zgjasin deri në 24 orë. E kjo gjendje, sipas njoftimit të Qeverisë pritet të zgjasë edhe dy muajt tjerë. KEDS-i, distributor kryesor i energjisë elektrike në Kosovë, është duke dështuar që t’i përmbushë obligimet e saj për furnizim 24/7 të të gjithë/a qytetarëve/eve duke na lënë në errësirë. Në anën tjetër, këtë dështim Qeveria është duke na e faturuar neve, duke e subvencionuar KEDS-in me 20 milionë euro nga paraja publike. Kjo krizë përveç që është duke e paralizuar çdo aspekt të funksionimit shoqëror dhe ekonomik, është duke treguar që shërbimet esenciale nuk duhet të lihen në duar të sektorit privat. Andaj, të hënën, duke filluar nga ora 13:00, mblidhemi pranë KEDS-it në protestë ndaj kësaj gjendjeje alarmante dhe kërkojmë:

1. Rrymë 24/7;

2. Shkarkim të Ministres Rizvanolli;

3. Nacionalizimi i KEDS-it

Protesta nisë pranë objektit të KEDS-t për të vazhduar tek ndërtesa e Qeverisë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Agravohet situata, protestuesit gjuajnë me poça elektrikë drejt objektit të KEDS-it

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora kriza energjitike ne kosove proteste ne kosove kriza energjitike ne kosove proteste ne kosove

Sondazh

Poll