Bota

Agravohet situata, protestuesit gjuajnë me poça elektrikë drejt objektit të KEDS-it

27 Dhjetor 2021, 12:55 Nga DOSJA
Agravohet situata, protestuesit gjuajnë me poça elektrikë drejt

KOSOVË – Protestuesit në Kosovë kanë dalë ditën e sotme para objektit të Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë, KEDS-it për të protestuar për krizën energjitike që ka kapluar vendin.

Me pankarta në duar ata kanë kërkuar furnizim 24 orë me energji elektrike, shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe shtetëzim të KEDS-it. Ata kanë gjuajtur me poça elektrikë drejt objektit të KEDS-it në formë proteste.

Me thirrjet “Rizvanolli ik”, “KEDS-i t’i kthehet Kosovës” dhe “Asni cent ma shumë”, një grup qytetarët ka protestuar për të shprehur pakënaqësitë me reduktimet e energjisë elektrike apo opsionin e shtrenjtimit të saj.

Protesta e nisur fillimisht pran objektit të KEDS-it në Prishtinë dhe pritet të zhvendoset pranë Qeverisë.

LAJMI KRYESOR: Kriza energjitike në Kosovë! Qytetarët protestojnë, kërkojnë shkarkim të ministres

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora keds kriza energjitike ne kosove proteste ne kosove keds kriza energjitike ne kosove proteste ne kosove

Sondazh

Poll