Bota

Ministri i Financave justifikon dritat ndezur: Dikush po punon, kurseni energjinë

27 Dhjetor 2021, 13:28 Nga DOSJA
Ministri i Financave justifikon dritat ndezur: Dikush po punon, kurseni

KOSOVË – Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati ka reagaur ditën e sotme pas një fotoje ku godina e qeverisë së Kosovës llamburiste nga dritat ndërkohë që qytetarëve u kërkohej të kursenin energjinë.

Ai ka bërë një shkrim në Facebok ku ka postuar fotone  shumëpërfolur dhe sipër shkruan se dikush është duke punuar. Ai thotë se stafi i Thesarit të shtetit është duke punuar me orare shtesë që të sigurohen se pagesat për fëmijët, lehonat, familjet me ndihmë sociale e svubvencionet e ndryshme të bëhen para Vitit të RI.

“Po, punon dikush! Një pjesë e stafit të Thesarit është duke punuar me orar shtesë për t’u siguruar se shtesat për fëmijë, pagesat për lehonat, pagesat për familjet me ndihmë sociale, pagesat e subvencioneve për bujqësinë, e shumë pagesa tjera për qytetarët të kryhen para Vitit të Ri. Ju lutem kursejeni energjinë elektrike!”, shkruan ai.

Qeveria Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë në këto kohë të vështira ku vendi po përballet me krizën energjitike. Në disa zona ka pasur edhe reduktim të energjisë deri në dy orë edhe pse qytetarët thonë se shkëputjet kanë qënë më të mëdha. Ditën e sotme protestat kanë nisur në Kosovë ku me pankarta në duar ata kanë kërkuar furnizim 24 orë me energji elektrike, shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe shtetëzim të KEDS-it. Ata kanë gjuajtur me poça elektrikë drejt objektit të KEDS-it në formë proteste.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora hekuran murati keds kriza energjitike ne kosove proteste ne kosove hekuran murati keds kriza energjitike ne kosove proteste ne kosove

Sondazh

Poll