Bota

Frikë në Greqi, lëkundje të forta e të njëpasnjëshme tërmeti godasin Kretën

27 Dhjetor 2021, 08:12 Nga DOSJA
Frikë në Greqi, lëkundje të forta e të

KRETË/KASOS – Disa tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Greqinë, ku raportohet se, një sekuencë sizmike me dy lëkundje 5.2 dhe 5.4 të shkallës Rihter ka ndodhur brenda pak orësh midis Kretës dhe Kasos, por në dy pika të ndryshme.

Njëra u regjistrua 21 kilometra në jug jugperëndim të Kasos dhe tjetra 46 kilometra në jug të Kasos. Nuk pati të lënduar nga banorët dhe as dëme materiale nga tërmetet e shkaktuara ditën e sotme, duke u fokusuar në zonën detare mes Kasos dhe Rodos, kryetari i bashkisë së Kasos.

Dy lëkundjet janë ndjerë në Kasos, Karpathos, Rodos dhe ishuj të tjerë të Dodekanezit por për faktin se ato kanë ndodhur në zonën detare nuk kanë qenë të forta. Sekuenca sizmike, megjithatë, vazhdon me disa pasgoditje që variojnë midis 3.1 dhe 4.2 të shkallës Rihter.

Marrë nga greekcitytimes.com

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota termet ne greqi tërmet në kretë termet ne greqi tërmet në kretë

Sondazh

Poll

Bota 27 Dhjetor 2021, 07:56

Kina regjistron rekord të infektimeve me Covid-19

KINË- Më 27 dhjetor, Kina ka regjistruar 162 raste të reja të infektimit me koronavirus, njëherësh shifrën më të lartë përgjatë gjithë vitit. Autoritetet k...