Bota

Dalin shifrat zyrtare për numrin e afganëve të strehuar deri më tani në Kosovë

27 Dhjetor 2021, 07:11 Nga DOSJA
Dalin shifrat zyrtare për numrin e afganëve të strehuar deri

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, mes tjerash, ka folur edhe për shtetasit afganë që janë strehuar në Kosovë.

Kurti ka bërë të ditur se përkohësisht, deri më tani janë strehuar 1 mijë e 341 shtetas afganë në Kosovë. Ai njoftoi se 1 mijë prej tyre tashmë e kanë lënë Kosovën.

“Me kërkesë të ShBA-së, kemi strehuar përkohësisht 1,341 shtetas afganë ku mbi 1000 tyre tashmë lëshuar Kosovën”, ka thënë Kurti.

Gjatë këtij fjalimi Kurti ka folur para anëtarëve të partiasë për mënyrën e qeverisjes. Sipas express, kryeministri foli edhe për krizën me energjinë elektrike në vend për çka tha se e kupton frustrimin e qytetarëve dhe se edhe ai vetë është i frustruar me mungesën e energjisë elektrike.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni afganet ne kosove albin kurti afganet ne kosove albin kurti

Sondazh

Poll