Bota

Shmanget tragjedia e radhës, shpëtohen qindra migrantë në detin Mesdhe

27 Dhjetor 2021, 08:00 Nga DOSJA

SIÇILI – Një anije shpëtimi e organizatës private Sea-Watch ka shpëtuar në Detin Mesdhe edhe rreth 100 migrantë të tjerë, kur një gomone ishte në rrezik të fundosej. Ky ka qenë misioni i pestë i shpëtimit brenda tre ditëve të fundit, bënë të ditur organizatorët gjermanë të aksionit të shpëtimit.

Në anijën Sea-Watch 3 së bashku me të shpëtuarit e fundit gjenden tani 446 migrantë, mes tyre edhe një foshnjë dy javëshe dhe një shtatzënë. Të gjithë të shpëtuarit kanë marrë kujdes shëndetësor, thuhet nga organizatorët.

Në kërkim të portit të sigurtë

Se në cilin port do të zbarkojnë migrantët nuk dihet ende. Në të shkuarën anijet e shpëtimit të organizatave private humanitare duhet të prisnin me ditë derisa të ankoronin në një port europian. Natën e Krishtlindjeve 223 vetë mundën të largoheshin nga anija e shpëtimit “Sea- Eye 4”.

Pas “tetë ditësh të vështira”, bëri të ditur organizata gjermane, Sea-Eye, të shpëtuarit mund të dilnin në portin e Pocalo në Siçili.

Kalimi i i Mesdheut konsiderohet si një nga rrugët më të rrezikshme në botë për refugjatët. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, IOM ka bërë fjalë se këtë vit 1900 vetë janë mbytur ose janë zhdukur në Mesdhe në përpjekje për të ardhur në Europë. Shifra e errët mendohet, se është shumë më e lartë. (DW)

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota anije ne mesdhe mesdhe anije ne mesdhe mesdhe

Sondazh

Poll

Bota 27 Dhjetor 2021, 07:56

Kina regjistron rekord të infektimeve me Covid-19

KINË- Më 27 dhjetor, Kina ka regjistruar 162 raste të reja të infektimit me koronavirus, njëherësh shifrën më të lartë përgjatë gjithë vitit. Autoritetet k...