Bota

Parandalohet tragjedia në Shkup/Pacienti ndez cigare në klinikë, shmanget shpërthimi

27 Dhjetor 2021, 08:08 Nga DOSJA
Parandalohet tragjedia në Shkup/Pacienti ndez cigare në klinikë,

KOSOVË-Mbrëmjen e kaluar në Klinikën e Pulmonologjisë në Shkup, një pacient në dhomën për mbështetje të oksigjenit, ka nxjerrë maskën përmes së cilës po merrte oksigjen dhe ka ndezur një cigare. Ministria informon se pacienti ka pësuar djegie të lehta në fytyrë dhe në gjoks.

“Për shkak të fluksit të oksigjenit në dhomë ka rënë zjarr dhe pacienti ka pësuar djegie të lehta në fytyrë dhe gjoks. Stafi mjekësor kujdestar ka reaguar me shpejtësi, furnizimi me oksigjen është ndërprerë në kohë, gjë që ka parandaluar një shpërthim”, njoftojnë nga Ministria.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa nga dhoma e spitalit është dëmtuar një pjesë e vogël e dyshemesë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni shkup tragjedi ne shkup shkup tragjedi ne shkup

Sondazh

Poll

Bota 27 Dhjetor 2021, 07:56

Kina regjistron rekord të infektimeve me Covid-19

KINË- Më 27 dhjetor, Kina ka regjistruar 162 raste të reja të infektimit me koronavirus, njëherësh shifrën më të lartë përgjatë gjithë vitit. Autoritetet k...