Insights

Pse Kuvendi i Berishës dje ishte thjesht një iluzion?!

12 Dhjetor 2021, 06:43 Nga DOSJA
Pse Kuvendi i Berishës dje ishte thjesht një iluzion?!

Nga Kristi Pinderi 

Duke pare stadiumin sot: Eshte nje koncept shume interesant, quhet “delusional perception”. Kur marrim makinen ne mengjes, nje mendje racionale na thote eshte me rrezik te besosh se nje kuti e vogel metalike e plastike do mund te te mbroje ne rast aksidenti. Por ne prape i futemi autostrates te bindur se ai aksident nuk do na ndodhe neve! Ne loje eshte pikerisht “delusional perception”.

Pyesni prinderit se c’mendojne per femijet e tyre. Mendojne se jane me te bukurit, me te zgjuarit, me te miret, edhe kur nuk jane te mire, te bukur e te zgjuar.

Duhet nje shtremberim i tille i perceptimit, pervec dashurise pa kushte, qe ta legjitimoje e ta motivoje gjithe ate investim dhe sakrifice qe prinderit bejne. Ne aspektin e evolucionit asnje qenie nuk do i hynte dot nje rruge aq te gjate sakrificash nese nuk do e kishte perceptimin paksa te shtremberuar, ndaj kjo “delusional perception” eshte shpesh e shendetshme. Nuk do benim dot ne jete asgje nese nuk do e kishim pak te shtremberuar perceptimin per realitetin.

Ja shikoni shqiptaret qe jane sot ne stadium dhe pyetini: sot “fituat”, po pastaj? Po neser? Po pasneser? Edhe me i ftohti ne gjykim ne ate stadium sot e ka nje doze te kesaj “delusional perception”, qe e ben te kete shprese!

Nese nuk do e kishim kete doze marrezie nuk do jetonim dot, shume prej nesh nuk do e perballonin dot vertetesine e realitetit.

E megjithate i shendetshem apo jo, ne fund te fundit mbetet nje iluzion! Ky qerthulli i iluzioneve shqiptare qe riprodhojne njera tjetren pambarim nje dite duhet te marre fund. Ishte psh e jashtezakonshme te degjoje sot Sali Berishen te fliste per vlerat e Perendimit! E jashtezakonshme dhe surreale!

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

blog blog kristi pinderi kryesia e pd 11 dhjetor 2021 kristi pinderi kryesia e pd 11 dhjetor 2021

Sondazh

Poll